Pak histori

KLINIKA ERTON ka filluar historine e saj ne fund te vitit 1996. Ishte koha kur "te gjithe" fusnin parate e tyre ne firmat piramidale, por Dr. Ertoni kishte menduar te hapte sherbimin e tij privat duke blere me para borxh nje aparat portativ per ekografi dhe ne nje ambjent te vogel ne rrugen Rinia ne Pogradec hapi qendren diagnostike te quajtur Eko-Erton.

Por, vetem pas disa muajsh, endra duket se u nderpre. Filluar trazirat sociale te marsit 1997. Ne keto kushte u mbyll Eko-Erton ne rrugen Rinia. Por babai i Ertonit z. Nazmi Karafili, qe ishte nje prind i dashur dhe vizionar nuk vonoi por shpejt vuri ne dispozicion nje dhome te shtepise se tij (shikoni ne foto shtepine e Nazmi Karafilit) qe te vazhdonte aktiviteti i nisur ne sherbim te pacienteve.

Pas disa viteve te sukseseshme Eko-Erton u be shume e njohur jo vetem ne Pogradec por edhe ne Korce, Devoll, Kolonje, Librazhd e Struge. Ne vitin 2002 transferohet ne Tirane ku hapet KLINIKA ERTON, me moderne me e zgjeruar, me sherbime te reja si psh. Ekografi, laborator Klinik Biokimik, Pediatri, Rezonance magnetike per artikulacionet, radiografi, histerosalpingografi dhe mamografi.

Vitet e sukseseve vazhduan dhe ja ku jemi tani, kur qe nga viti 2012 funksionon nje klinike me moderne, me te kompletuar, me te bukur e me te organizuar ne rrugen Don Bosko ne Tirane.

KLINIKA PERBEHET NGA KETO KABINETE dhe SHERBIME:
1. Ekografia e pergjitheshme
2. Rezonanca magnetike per artikulacionet
3. Laborator klinik biokimik e bakteriologjik
4. Pediatria
5. Gjinekologjia
6. Farmacia
7. Konsulta te ndryshme
8. Informacion & sekretaria
9. Hyrja dhe Holli i pritjes se pacienteve
10. Dhoma e trajnimit profesional te mjekeve

Sherbime dhe Konsulta

Në Kliniken "Erton" do të gjeni sherbim, cilësi dhe mbi të gjitha eksperiencë shumë vjeçare e cila ju ofron siguri në të gjitha sherbimet që ne ofrojmë.

Adresa