Dr. Polikron Çelo

Ish shef i shërbimit të Nefrologjisë dhe ish Pedagog në Fakultetin e Mjeksisë të Univeristetit të Tiranës. Drejtor i spitalit fëmijëve. Aktualisht ne pension por aktivizohem si mjek Pediatër në klinikën ERTON.

I përkas atij brezi, që për nevoja të kohës u detyruam të merrnim përsipër barrën e mjekut, pa qënë të tillë. Mbas mbarimit të shkollës së mesme mjekësorë, u emërova në spitalin e Elbasanit ku për pak kohë shoqërova një mjek pediatër Romun ardhur për ndihmë (Radoslav Joano). Prej tij jo vetëm mësova shumë, po më lindi dhe dëshira për Pediatër.


Nuk vazhdoi gjatë dhe një ditë më njoftuan të shkoj në Librazh, për të zëvëndësur një ndihmës mjek (shokun tim Dhimitër Xhuvani, shkrimtarin e ardhëshëm) që kryentë detyrën e mjekut. Përfytyroni, nuk kisha mbushur 20 vjec dhe duhej të përgjigjesha për të gjithë rrethin e madh të Librazhit. Qëndrova rreth 3-4 muaj, mandej u ktheva në Elbasan; po përsëri u dërgoava në Cerrik (ndërtohej rrafinerija e naftës dhe punoni e banonin me familjet e tyre shumë specialistë Sovjetikë. Për një kohë të shkurtër, u dërgova dhe në Gramsh.

Kjo perfiudhë me plot vështirësi, më bëri të njihem mirë me jetën (sidomos të fashhatit). Kanë kaluar shumë vite, por për mua dhe sot mbetet një shkollë e vecantë.
Mbarova Fakultetin e mjekësisë me rezultate shumë të mira dhe u emërova direkt pedagog në katedrën e Farmakologjisë, ku puniva me perkushtim, po pa hequr dorë nga "fëmijët".

Mbas shumë përpjekjesh më së fundi kalova në katedrën e pediatrisë.
Si pedagog e pediatër, pata rastin të interesohem e të ngre shërbimin e Nefrologjisë dhe më von u specializova jashtë shteti në këtë fuashë. Mbas kthimit u emërova drejtor i spitalit të fëmijëve. Krahas kësaj detyre dhe punës si pedagog, vura në jetë për herë të parë dializën peritoneale në fëmijë, disa protokolle për sëmundje të vecanta të veshkave e gjithcka kisha mësuar. Në të njëjtën kokë, përgatita nefrologgë pediatër për disa nga rrethet e vëndit.

Pa asnjë shkëputje vazhdova emisionet javore në radio Tirana (të filluara në vitin 1965) dhe telëvizor prej vitit 1970; emisione që i vazhdoj dhe sotpo në televisione të tjera.

Gjatë kësaj kohe botova një sërë artikujsh dhe disa libra. Në Korrik të vitit 1990, një inxhiner, aksidentoi për vdekje bashkëshorten (mjeken Bafturi Mati) dhe për të fshehur krimin u largura pa i dhënë ndihmë (një akt i pafalshëm, antinjerëzor). Dhimbja ish e madhe, humba atë që me shumë mundime, ndërtuam familjen tonë, nënën e dy vajzave, gruan me cilësi të rralla - ja pse vendosa përkushtimin ndaj vajzave dhe Pediatrisë. Më gëzojnë arritjet e tyre. Ja Mirala në Izrael, shefe departamenti kimije në një nga ndërmarrjet farmaceutike më të ndëgjara dhe Enkela, në Pragë, mjeke okuliste në një klinikë universitare. Më lumtërojnë fëmijët e tyre (Eva në Pragë dhe Leoni me Shirlin në Haifa). Nuk kanë lindur këtu, po flasin mirë Shqip e duan me fanatizëm vëndin e nënave. E quaj veten me fat dhe për bashkëshortët e tyre (Josefin dhe Ivanin), që trgojnë të njëjti respekt e dashamirësi.

Ditën që mbusha moshën, dola në pension dhe fillova të punoj fillimisht në shtëpi. Po u bënë disa vite që punoj në klinikën Erton, ku gjeta njeriun e aftë, me vullnet e largpamës Dr. Erton Karafilin, i cili mbas specializuar në SH.B.A. ngriti klikën duke e paisur me aparatet më të domosdoshme të kohës. Falë aftësive profesionale dhe humanizmit, shoh se është bërë i vlerësuar dhe i kërkuar jo vetem në Tiranë e Shqipëri, po dhe më gjerë.

Duke parë me sy kritik jetën tim, mendoj se mund të kisha dhënë më tepër, shumë gjëra mund ti kisha bërë më mirë e të gaboja më pak; po ja që e kaluara nuk kthehet.

B O T I M E (Libra)

1 - Sëmundjet e veshkave në fëmijë (Botimi I) - 1984
2 - C`duhet të bëjmë para se të vemi te mjeku - 1989
3 - Pediatrija për stomatologët (Bashkëautor Th. Kristo) - 1976
4 - Pediatrija për stomatologët (Bashkëautor Th.Kristo) - 1978
5 - Urinimi i pavullnetshëm i fëmijë në gjumë - 1981
6 - Mjeku i fëmijëve në familje - 2003
7 - Mjeku i nënës dhe i fëmijës në familje - 2004
8 - Sëmundjet e veshkave në fëmijë - 2006
9 - Të ushqyerit e fëmijëve - 2008
10 - Pediatri ju përgjigjet - 2012

Sherbime dhe Konsulta

Në Kliniken "Erton" do të gjeni sherbim, cilësi dhe mbi të gjitha eksperiencë shumë vjeçare e cila ju ofron siguri në të gjitha sherbimet që ne ofrojmë.

Adresa